HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAARLAND GJERMANI.

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Saarlandes ne Gjermani https://www.uni-saarland.de/en/home.html dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2020-2025, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetin e Shkencave Politike Juridike (Drejtësi) për semestrin dytë 2024-2025.

  •  Nivelet e mobilitetit për studentet:  
  •  Bacelor (kohëzgjatja 1 semestër )
  • Master (kohëzgjatja 1 semestër)

Numri i kuotave:

  • 5 (pesë) studentë

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  •   Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Drejtësi)

Kriteret për aplikim:

  • Studentët duhet të kenë:
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
  • Performancë të mirë akademike
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

  • Vërtetim studenti;
  • Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
  • Kopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • CV në gjuhën angleze

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 20 Nëntor 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adressen sidorelashqevi@uamd.edu.al arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës