Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Kodolanyi Janos, Hungari

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie / trajnim në Universitetin Kodolanyi Janos, (https://www.kodolanyi.hu/).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie / trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës për Vitin akademik  2024-2025 .

Numri i kuotave:

  • 1 (një) staf akademik 

 

Lloji i  mobilitetit:

 

  • Mësimdhënie  / Trajnim

 

Fakultetet:

 

  • Fakulteti i Edukimit ( Shkenca Sociale)
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (  Marrëdhënie Kombetare)
  • Fakulteti Biznesit (Administrim Biznesi; Menaxhim Biznesi; Turizëm)

Afati i aplikimit: 4 Nëntor 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në  Universitetin Kodolanyi Janos, 

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze ( C1);

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën sidorelashqevi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian