HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË INSTITUTIN POLITEKNIK TË BRAGANCËS, NË PORTUGALI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË TË STUDIMEVE, BACHELOR DHE TË NIVELIT TË DYTË, MASTER.

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Institutit Politeknik të Bragançës në Portugali (IPB) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2022-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin Bachelor dhe Master në fakultetet si më poshtë vijon:

  • mobilitete për 2 (dy) studentë për semestrin e dytë, viti akademik  2024-2025

–       Fakulteti i Biznesit

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

  Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–       Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–       Performancë të mire akademike;

–       Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–       Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–       Kopje e pasaportës;

–       Letër motivimi në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 680 Euro/muaj, dhe 360 Euro për transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë  14 Tetor 2024

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresen adresën  arbamerhori@uamd.edu.al

ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.