HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR); TË DYTË (MASTER) DHE NIVELIT TË TRETË (DOKTORATURË)
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Granadës në Spanjë (https://www.ugr.es/en)
dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor, Master, Doktoraturë për
Semestrin e dytë 2024-2025 :
Numri i kuotave:
2 studentë.
Fakultetet si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike
Fakulteti Edukimit
Fakulteti Teknologjisë së nformacionit
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Granadës, Spanjë.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës; – Letër motivimi në gjuhën angleze
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 15 Tetor 2024.