HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E MISKOLC NË HUNGARI 

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË (MASTER).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e
Miskolc në Hungari https://en.uni-miskolc.hu/en ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:
•      Bachelor;
•      Master.
Numri i kuotave:
•      4 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Biznesit
 
Afati i aplikimit: 30 Shtator 2024.
 
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Miskolc:
–          Kopje e pasaportës;
–          CV në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kriteret për aplikim:
–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro në muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc:  arbamerhori@uamd.edu.al .

sqAlbanian