HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITYNË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA HANZE PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e
Shkencave të Aplikuara Hanze, në Groningen, Holandë (www.hanze.nl/ihs).
 
Nivelet e mobilitetit për studentët:
•      Bachelor;
•      Master.
Numri i kuotave:
një (1) kuotë për studentë 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
•      Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit: Multimedia (Bachelor, Master); Sisteme Informacioni
(Bachelor);
•      Fakulteti i Biznesit: Menaxhim Marketing (Bachelor);
•      Fakulteti Shkencave Politike dhe Juridike: Gazetari dhe Komunikim me Publikun (Bachelor);
•      Fakulteti i Edukimit: Psikologji (Bachelor).
 
Afati i aplikimit: 23 Shtator 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin
pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara
Hanze:
–          Vërtetim studenti/notave (i përkthyer në anglisht);
–          Kopje e pasaportës;
–          Letër motivimi në gjuhën angleze;
–          CV në gjuhën angleze;

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
–  Performancë të mirë akademike.

 Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 275 Euro Transporti. 
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën  arbamerhori@uamd.edu.al
luadamuco@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian