HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL NË UNIVERSITETIN TEKNIK TË RIGËS, NË LETONI.

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË
DYTË TË STUDIMEVE (BACHELOR DHE MASTER).

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit të Rigës në Letoni dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën
2014-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetet
si më poshtë vijon:
•  mobilitete për studentë për vitin akademik 2024-2025, Semestri i dytë.
– Fakulteti i Biznesit;
– Fakulteti i Teknologji-Informacioni; (Fusha: Shkenca-Kompjuterike; Teknologji-
Informacioni
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen vetëm nga
Universiteti pritës
  Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim notash;
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, dhe 275 Euro për transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 21 Gusht 2024.  

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al
 duke kopjuar (cc) 
arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me
Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian