HAPET APLIKIMI PER BURSA SHKEMBIMI ERASMUS + EXCHANGE PROGRAM UNIVERSITETIN TEKNIK TË RIGËS, NË LETONI

Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universiteti Teknik të Rigës, Letoni (Riga
Technical University, https://www.rtu.lv/en) për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD
hap thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2024-2025.
 
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik, në Universitetin Teknik te Rigës në
gjuhën angleze, për një javë (5 ditë) në universitetin pritës, në datat 14-18.10.2024

Numri i kuotave për stafin Akademik:
•       1  (një).
Fakultetet si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit
• Fakulteti i Teknologjisë – Informacionit
• Fakulteti i Edukimit
Afati i aplikimit: 21 Gusht 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet vetëm nga
Universiteti pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet
në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke
kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe
Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr.
“Taulantia”, Durrës.

sqAlbanian