Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Kombëtar të Edukimit, Krakow, Poloni

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie / trajnim në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni (https://www.uken.krakow.pl/).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie / trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës per periudhen 4 Maj – 26 Maj, 2024.

Numri i kuotave:

 

  • 2 (dy) staf akademik për mësimdhënie
  • 1 (një) staf akademik për trajnim

 

Lloji i  mobilitetit:

 

  • Mësimdhënie  / Trajnim

 

Fakultetet:

·  Fakulteti i Edukimit; Departamenti i Pedagogjisë / Departamenti Sociologjisë

Afati i aplikimit: 19 Prill, 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në   Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (B2 / C1);

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian