DOKTORATË NË “E DREJTË PUBLIKE”

 

Përshkrimi i Programit:

Diplomë e dyfishtë në ciklin e tretë të studimeve me Universitetin e Romës Tor Vergata dhe UAMD. Të dyja palët kanë miratuar marrëveshjen e
bashkëpunimit që synon krijimin e një programi të dyfishtë dhe marrin përsipër të japin
diplomat e mëposhtme:
 1. Dottoratto di Ricerca in “Studi Giuspubblicistici” nga Universiteti i Romës Tor Vergata.
 2. Doktoraturë në “E Drejtë Publike” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Me qëllim përfitimin e diplomës së dyfishtë studentët UAMD duhet të kalojnë 1 vit
kërkimor/studimor për studimet e doktoraturës në Universitetin e Romës Tor Vergata.

Misioni i studimeve në ciklin e tretë Doktoratë në e “Drejtë Publike” është kualifikimi,
edukimi dhe përgatitja e kërkuesëve të pavarur në nivel të lartë, në përputhje me parimet e
njohura shkencore e etike. Nëpërmjet studimeve të thelluara dhe të avancuara në teorinë dhe
në kërkimin shkencor në fushat e së Drejtës Publike.
Nënfusha sipas standardeve ndërkombëtare janë:

1. E Drejtë Kushtetuese,
2. E Drejtë Penale,
3. E Drejtë Publike,
4. E Drejtë Administrative,
5. Historia e së Drejtës,
6. E Drejtë Ndërkombëtare,
7. E Drejtë e BE-së.

Ky program studimi propozohet si një diplomë e dyfishtë në ciklin e tretë të studimeve me Universitetin e Romës

“Tor Vergata” dhe “UAMD”.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Ky program ofrohet nga Departamenti i Drejtësisë pranë Fakultetit të Shkencave Politike.
Synimi është ofrimi i një programi studimi të orientuar drejt kërkimit shkencor, nevojave të
tregut dhe përgatitjes së kandidatit për doktor shkencash.
Programi shërben si bazë për marrjen e aftësive në fushën e kërkimit shkencor të pavarur,
prezantimeve dhe publikimeve, me qëllim që kandidati të ketë mundësi punësimi në fushën
që ai do të specializohet.
Doktoratura në “E Drejtë Publike” është një nga programet më atraktive të diplomimit në
ciklin e tretë të studimeve. Kërkuesit shkencorë në fushën e së drejtës publike hulumtojnë
dhe analizojnë çështje të funksionimit të institucioneve të administratës publike, reformat
integruese që lidhen me to, zhvillimin e aspekteve metodologjike të duhura për përmirësimin
apo ndryshimin e legjislacionit me impakt publik, studiojnë dimensione të qasjes së të
drejtave të qytetarëve dhe institucioneve të administratës publike. Studiuesit e së drejtës
publike ideojnë politikat dhe rekomandojnë zgjidhjen e problemeve juridike duke
informuar/këshilluar dhe janë hulumtuesit dhe eksploruesit kryesorë për realizimin e
suksesshëm të reformave.
Programi i ciklit të tretë Doktoratë në “E Drejtë Publike”, synon që t’i ofrojë studentëve
njohuritë e duhura për t’i përgatiur ata për karrierë në mësimdhënie, shërbime kërkimi apo
qeverisëse, si dhe të përgatisë studiues në fushën e kërkimit shkencor në aspekte specifike të
zhvillimit të qeverisjes së vendit, duke orientuar drejt politikave më të mira edhe në fusha
inovative.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian