Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Kütahya Dumlupınar, Turqi

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin Kütahya Dumlupınar, Turqi

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të marrë pjesë në  një jave Trajnim,  në Universitetin Kütahya Dumlupınar, Turqi Mobiliteti do të kryhet ne  (5 ditë) në universitetin pritës (https://dpu.edu.tr/)

Numri i kuotave:

3 (tre) 

Lloji i  mobilitetit:

Trajnim 

Staf Akademik (Fakultete dhe fushat si më poshtë):

  • Fakulteti Biznesit – Fushat:

o   Menaxhim

o   Finance kontabilitet

o   Shkenca ekonomike

  • Fakulteti Shkencave Politike dhe Juridike – Fushat:

o   Administrim Publik

o   Shkenca Politike / Marrëdhënie Ndërkombëtare

  • Fakulteti I Edukimit – Fushat:

o   Arsim parashkollor

o   Arsim Fillor

o   Shkenca Sociale

Specifikat lidhur me trajnimin:

 

Stafi i përzgjedhur do të duhet të bejë një prezantim mbi përvojën e tij në projektet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe shembuj konkretë nga projektet ku ka qenë i përfshirë. Mobiliteti duhet të ezaurohet deri 4 Korrik 2026

 

Afati i aplikimit:

 

10 Qershor 2026

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Kütahya Dumlupınar, Turqi:

o   CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

o   Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze; B2

o   Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë event dhe 2 ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian