Teknologji Automobilash

 

Përshkrimi i Programit:

Ky program është  projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë  e duhura profesionale,  në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në tregun e punës.

Programi i Studimit specialist 2-vjeçar në degën “Teknologji Automobilash” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale.

Ky program studimi mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik, pasi krijon njohuri të plotë për sistemet e automjetit duke zgjidhur shumë problematika të tij.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Teknologji Automobilash”

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të ardhshëm në fushën e automjeteve, duke studiuar në detaje mekanizmat dhe sistemet e automjetit, problemet dhe defektet më frekuente që hasen në të gjitha nyjet dhe detalet e automjetit.

Studenti njihet nga afër me skemat kinematike të funksionimit të nyjeve kryesore të automjetit, diagnostikimin e hershëm dhe shërbimet teknike të domosdoshme për jetëgjatësinë dhe sigurinë e automjetit në praktikat profesionale, duke u aftësuar dhe orientuar drejt teknikisht.

Për këtë qëllim shfrytëzohet “Laboratori i Teknologjisë së Automjetit” që ndodhet në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, si edhe  qendrat e njohura të asistencës teknike në vend siç është “Auto-Star Albania”.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi 2-vjecar në “Teknologji Automobilash” zhvillon një sërë aftësish praktike dhe menaxheriale, me qëllim marrjen e vendimeve të duhura në serviset e automjeteve, qendrat e kontrolleve teknike, apo në autosallone të ndryshme ku mund të punojnë.

Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teoriko-praktik në fushën e teknologjisë së automjeteve.

Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi të një specialisti të fushës së automjeteve (mirëmbajtje-shërbim-riparim-automjetesh, inspektorë të Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve, asistentë teknike në fushën e automjeteve, menaxherë në autosallone të autoveturave, kolaudatorë dhe kontrollorë teknikë në ofiçina të ndryshme mekanike si në sektorin privat, ashtu dhe në atë publik.

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian