Specialist i Sistemeve të Kondicionimit

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit “Specialist i Sistemeve të Kondicionimit” përgatit profesionistë të aftë në instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të ajrit të kondicionuar, ngrohjes dhe ventilimit (HVAC – Heating, Ventilation, and Air Conditioning). Ky program i fokusuar në aspektin praktik dhe teknik u mundëson studentëve të aftësohen për të punuar në ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe industriale, duke siguruar një klimë të përshtatshme dhe efikase energjetikisht.

Përmes një kombinimi të trajnimeve laboratorike dhe njohurive teorike, ky program synon të formojë specialistë të gatshëm për tregun e punës dhe të pajisur me kompetencat e duhura për të garantuar funksionimin optimal të sistemeve HVAC.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve.

Çfarë mësohet në këtë program?

Gjatë programit, studentët do të aftësohen në:

  • Njohuri teknike dhe praktike mbi sistemet HVAC – Parimet bazë dhe aplikimet në sektorë të ndryshëm.
  • Operimin, mirëmbajtjen dhe servisin e pajisjeve HVAC – Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike.
  • Instalimin e linjave elektrike dhe hidraulike të sistemeve HVAC për funksionim të sigurt dhe efikas.
  • Matjen e efikasitetit energjetik të sistemeve HVAC duke përdorur pajisje dhe aparatura të licensuara në laborator.
  • Automatizimin dhe kontrollin e sistemeve HVAC për të optimizuar performancën dhe kursyer energji.
  • Menaxhimin e sistemeve HVAC në godina polifunksionale dhe industri, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës teknike.

Mundësitë e Punësimit

Pas përfundimit të këtij programi, studentët mund të punësohen në:

  • Kompani të specializuara në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve HVAC.
  • Ndërmarrje ndërtimi dhe inxhinierike që kërkojnë specialistë të sistemit të ajrit të kondicionuar.
  • Sektorin e industrisë dhe fabrikave, për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes dhe ventilimit.
  • Struktura hoteliere, spitale, qendra tregtare dhe institucione publike, për monitorimin dhe optimizimin e klimës së brendshme.

Ky program u mundëson studentëve një formim profesional të specializuar në një sektor me kërkesë të lartë në tregun e punës, duke ofruar një karrierë të sigurt dhe mundësi të shumta punësimi brenda dhe jashtë vendit.

sqAlbanian