Master Profesional

Sigurim Jete (Jo Jete) dhe Sigurimet Detare

Përshkrimi i programit:

Tradicionalisht, bota e financave dhe e sigurimeve janë mjaft të dallueshme, por ky dallim po zbehet. Biznesi i Sigurimeve fokusohet në të gjitha fushat e jetës dhe në kuptimin e gjerë ekonomik transferon rrezikun nga individët/subjektet tek grupe më të mëdha individësh subjektesh, të cilët janë në gjendje të paguajnë për humbjet që vlerësohen nga ndodhja e ngjarjes së siguruar. Ky program ofron njohuri mbi produktet, transaksionet dhe kornizën ligjore të industrisë së sigurimeve duke u vëmendësuar në portofolet e sigurimit të jetës, jojetës dhe sigurimet detare.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Studentët që përfundojnë studimet në Sigurim Jete (Jo Jete) dhe Sigurimet Detare do të kenë përfituar njohuri teorike dhe aftësi praktike për të demonstruar:

  • Vlerësime të duhura se si industria e sigurimeve ndikon dhe ndikohet nga vendimet e menaxhimit, çështjet globale dhe risitë teknike.
  • Ekspertizë të thelluar në industrinë e sigurimeve, bashkë me aftësitë për të trajtuar aspektet menaxheriale dhe ato personale të nevojshme për të qenë një lider në këtë fushë.
  • Kualifikimin e duhur për të përplotësuar njohuritë e industrisë së sigurimeve dhe për të siguruar një fokus strategjik tek një departament ose firmë në fushat e tregtisë, inovacionit, teknologjisë dhe vazhdimësisë së biznesit.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?        

Roli i kompanive të sigurimit dhe produkteve që ofrojnë në treg është thelbësor për funksionimin e tregjeve financiare, për më tepër në kushtet e tregut financiar të Shqipërisë i cili përbëhet, pothuajse vetëm nga Industria Bankare dhe ajo e Sigurimeve. Të diplomuarit nga ky program do të jenë të pajisur me njohuritë e duhura për t’u përballur me punën e kualifikuar të kërkuar prej tyre në industrinë bankare, të sigurimeve, pensioneve dhe konsultimit, në angazhimet si agjent sigurimesh, broker, konsulent sigurimesh, ekspert shitjesh, drejtues financiar i një shoqërie sigurimi, etj.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian