Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike

 

 

Prej vitit akademik 2023-2024 Universtiteti “Aleksandër Moisiu Durrës ofron në bashkëpunim me Universitetin e Genovas në Itali, një program studimi bachelor Shkenca Ndërkombëtare e Diplomatike, si një diplomë e dyfishtë.

Studentët e regjistruar në këtë program dhe që kanë dëshirë të përfitojnë nga diploma e dyfishtë, regjistrohen në portalin E-Albania, duke ndjekur të njëjtat procedura si për çdo program tjetër.

Ata zhvillojnë vitin e parë dhe të dytë të studimeve në Universitetin Aleksandër Moisiu, dhe në semestrin e parë të vitit të tretë transferohen në Universitetin e Genovas, ku ndjekin kurset e semestrit përkatës. Pasi mbarojnë leksionet dhe provimet kthethen në Durrës dhe vazhdojnë studimet normalisht.

Në përfundim të studimeve ata pajisen me dy diploma, një diplomë Bachelor Shkenca Ndërkombëtare e Diplomatike nga Uninversiteti i Durrësit dhe një Diplomë Scienze Internazionali e Diplomatiche nga Universiteti i Genovas. E njëjta gjë vlen edhe për studentët italian, të cilët gjithashtu mund të vijnë në Durrës dhe të ndjekin studimet në semestrin e parë të vitit të tretë dhe të diplomohen nga Universiteti i Durrësit.

Kjo diplomë të jep mundësin të punosh në:

  • Organizata ndërqeveritare;
  • Organizata jo qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Shërbimetdiplomatikenë vend dhe jashtëvendit;
  • Adminsitratën publike qëndrore apo lokale, sidomos në sektorin e marrëdhënieve me jashtë dhe projekteve të financuar nga donatorë të huaj
  • Organet e Bashkimit Evropian, të ndodhura në zyrat qendrore apo në vende të tjera anëtare;
  • Korporatat e mëdha ndërkombëtare etj.

Diplomat e dyfishta janë diploma që parashikohen në Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Këto diploma organizohen në bazë të marrëveshjeve që nënshkruajnë dy insitucione të arsimit të lartë, ku programi për të cilin bien dakort organizohet në mënyrë analoge, si lëndët përkatëse, organizimi i krediteve ECTS, mbrojtja e diplomës

Përse një diplomë nga Universiteti i Genovas?

UniversitetiGenovas (UniGE) bën pjesë në grupin e universiteteve me karakter historik të Italisë, pasi ai ka filluar veprimtarinë e akademike që në vitin 1481. Është një universitet shtetëror studimesh, çka do tëthotë se kërkimi shkencor dhe inovacioni janë pjesë e integruar e mësimdhënies, duke i dhënë këtij institucioni një status superior në grupin e gjerë të universiteteve në Republikën e Italisë. Sot ky universitet ka 97 patenta inovacioni të regjistruara. Nga ana tjetër programi Shkenca Ndërkombëtare e Diplomatike (Scienze Internazionali e Diplomatike) renditet ndër pesë programet më të mira të këtij lloji në Itali. Diplomat e lëshuara nga ky universitet janë të njohura në Bashkimin Evropian.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë do të thotë diplomë e dyfishtë?

Diplomat e dyfishta janë diploma që parashikohen në Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Këto diploma organizohen në bazë të marrëveshjeve që nënshkruajnë dy insitucione të arsimit të lartë, ku programi për të cilin bien dakort organizohet në mënyrë analoge, si lëndët përkatëse, organizimi i krediteve ECTS, mbrojtja e diplomës

Ky program studimi është aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe sipas ligjit në përfundim të këtij programi studentët përfitojnë dy diploma përkatësisht nga Universiteti i Genovës dhe Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës.

Përse një diplomë bachelor në Shkenca Ndërkombëtare e Diplomatike

Programi bachelor në Shkenca Ndërkombëtare e Diplomatike është një program i cili hapet për herë të parë në vendin tonë. Kjo i jep përparësi të diplomuarve në këtë program në tregun e punës.

Programi i studimit Bachelor në Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike është një program që ofron njohuri të tërthorta në fusha të ndërthurura me njëra – tjetrën si: politikë, marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomi, studime mbi shoqërinë, kulturë, histori, jurisprudencë, administrim. Ky program u jep mundësi studentëve të aftësohen në analizimin kritik të politikës globale gjithnjë e më komplekse. Për këtë arsye, ky program studimi ndërdisiplinor fokusohet më së shumti në studimin dhe njohjen e realitetit ndërkombëtar dhe atë evropian.  Duke marrë në konsideratë transformimet rrënjësore të shoqërisë dhe politikës shqiptare, ku dimensioni ndërkombëtar, e sidomos ai evropian po bëhet gjithnjë e më thelbësor, ky program studimi synon të formojë profesionistë të aftë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, social e politik të vendit tonë, si një aktor i komunitetitevropian e global.

Si mund të regjistroheni në këtë program studimi?

Mund të bëheni pjesë e këtij programi studimi duke aplikuar sikurse çdo maturant nëpërmjet procedurës zyrtare ne E-Albania. Kritere të veçanta pranimi nuk ka.

Dëshiron më shumë informacion? KLIKO BUTONIN MË POSHTË  

This will close in 0 seconds

sqAlbanian