Rrjeti Ndërkombëtar për Kërkime dhe Edukim Financiar

Rrjeti Ndërkombëtar për Kërkime dhe Edukim Financiar synon të japë zgjidhje të qëndrueshme ndaj këtij problemi përmes:

· Krijimit të një platforme për shkëmbim dijesh, trajnime (në financë, ekonometri, programim) dhe mentorim për kërkuesit në fushën e financës në kuadrin ndërkombëtarë;

· Rritjes së bashkëpunimeve me universitete dhe institute kërkimore të financës jashtë
vendit;

·Mbështetjes për publikime shkencore në revista të indeksuara;

· Zhvillimit të projekteve të përbashkëta që lidhen me sfida reale në tregjet financiare globale.

Objektivat e Projektit:

Objektivi #1

Themelimi dhe funksionalizimi i Rrjetit Ndërkombëtar për Kërkime dhe Edukim Financiar
· Të krijohet një strukturë e qartë organizative, me statut dhe rregullore funksionimi;
· Të përfshihen në mënyrë të organizuar pedagogë, studentë të cikleve master dhe doktoratë, si dhe kërkues të rinj.

Objektivi #2

Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Evropë dhe rajon
· Të organizohen aktivitete të përbashkëta (seminare, konferenca, projekte kërkimore).

Objektivi #3

Rritja e kapaciteteve kërkimore të anëtarëve përmes trajnimeve dhe mentorimit
· Të organizohen workshope mbi metodologjinë kërkimore, përdorimin e mjeteve statistikore, shkencën e të dhënave në financë, publikimet shkencore, etj.

Objektivi #4

Promovimi i kërkimeve cilësore dhe publikimeve shkencore ndërkombëtare
· Të mbështetet përgatitja dhe dorëzimi i të paktën 1 artikujve shkencorë nga anëtarët e rrjetit për botim në revista të indeksuara në Scopus/Web of Science;

Rreth Projektit:

Një nga sfidat kryesore në sistemin universitar shqiptar është mungesa e një infrastrukture efektive për zhvillimin dhe promovimin e kërkimit shkencor në fushën e financës e trajtuar në aspektin ndërkombëtarë. Kërkuesit shkencorë, veçanërisht ata të rinj, përballen me vështirësi në aksesin ndaj literaturës më të fundit shkencore, mungesë mentorimi, mungesë fondesh për kërkime empirike dhe mungesë bashkëpunimi me rrjete akademike ndërkombëtare.

Për më tepër, temat e kërkimit në fushën e financës në Shqipëri shpesh janë të izoluara nga realiteti ndërkombëtar dhe tendencat globale, çka kufizon vlerën dhe ndikimin e tyre në publikimet shkencore me faktor impakti. Po ashtu, mungesa e një platforme institucionale që të nxisë dhe mbështesë bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar e përkeqëson këtë problem.

Ky projekt synon jo vetëm të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme akademike në UAMD, por edhe të krijojë një model të riprodhueshëm në universitete të tjera shqiptare, duke kontribuar në transformimin e kërkimit shkencor në fushën e financës nga lokal në global.

Koordinatore
Prof.As.Dr. Arjeta Hallunovi

Anëtarët e projektit:
Prof.As.Dr. Ela Golemi
Dr. Altin Gjini
Dr. Proç. Gjovalin Deda

Aktiviteti #1

Gjatë Janar 2026 u mbajt Kickoff Meeting ku u diskutua për strategjinë e punës dhe planin e veprimit.Metodologjia e projektit është ndërtuar mbi parimet e kërkimit shkencor bashkëkohor dhe mbi qasjen e integruar “veprim–kërkim–bashkëpunim ndërkombëtar”, që synon ndërtimin e kapaciteteve afatgjata për prodhimin e njohurive dhe përfshirjen në rrjete shkencore.

sqAlbanian