Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi që nga viti 2013 është Profesor Doktor pranë Departamentit “Financë-Kontabilitet” dhe që prej vitit 2020 deri në vitin 2024 ka qënë Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi u emërua në 2024 zyrtarisht si Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Emërimi u dekretua me solemnitet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, gjatë një ceremonie zyrtare që u zhvillua në Pallatin Presidencial. Kërkimet e tij janë në fushën e Kontabilitetit të Kostos, Kontabilitetit Menaxherial dhe Fiskalitetit. Kërkimet specifike, fokusohen në analizen e kostos së produkteve te përfunduara, gjysëm produkteve në të gjitha fazat, bazuar ne sistemin tradicional dhe sistemin ABC. Po kështu kërkimet fokusohen edhe në llogaritjen e pikës kritike, analizën kosto-vëllim-fitim, për çdo mall ose produkt bazuar ne aktivitete specifike. Një element i rëndësishëm i kërkimit është edhe sistemi i planifikimit, sipas skemës plan-zbatim-kontroll-veprim. Ka marë pjesë në mësimdhënie jashtë Shqipërisë si Kosovë, Maqedoni dhe si lektor i ftuar në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Lublinit Poloni. Artikujt dhe konferencat e publikuara i përkasin, problematikave në fushën e politikave fiskale, informalitetit, performancës tatimore ne Shqiperi, problemeve në sektorin bankar, fushën e financave publike dhe personale etj.
Prof. Assoc. Dr. Azeta Tartaraj është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Marketingut të Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga viti 2008, pas një përvoje të pasur akademike në fushën e marketingut dhe menaxhimit. Ka mbajtur pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Marketingut në UAMD për 8 vite dhe më pas ka drejtuar në mënyrë vizionare dhe strategjike si Dekane, Fakultetin e Biznesit në periudhën 2016-2020. Gjatë karrierës së saj akademike, ka qenë drejtuese dhe koordinatore e një sërë projektesh kërkimore shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, të financuara nga UAMD, AKKSHI, BE etj. duke dhënë kontributin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në mjedise të ndryshme kulturore dhe ndërkombëtare.
Prof. Asoc. Dr. Azeta Tartaraj ka përfunduar studimet Doktorale pranë UAMD në fushën e Marketingut, me temë “Marketingu i territorit dhe kohezioni social”. Në vitin 2015 merr titullin Profesor i Asociuar. Ka një pjesëmarrje aktive në një numër të konsiderueshëm Konferencash Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, një pjesë e mirë e të cilëve botuar në revista me factor impakti si Scopus, WoS etj. Gjithashtu është anëtare e disa Bordeve shkencore të revistave dhe konferencave ndërkombëtare.
Ka kontribuar si bashkëautore në botimin e disa teksteve mësimore për studentët në fushën e marketingut si: Drejtim Marketingu, Baza Marketingu, Komunikimi integruar marketing etj.
Ka mbajtur pozicione drejtuese edhe në biznese private ku mund të përmendim atë të Drejtores së Përgjithshme dhe Drejtores së Marketingut në një prej mediave të rëndësishme shqiptare si televizioni Telenorba Shqiptare. Gjjithashtu është anëtare e kryesisë së Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve që nga themelimi i saj e deri më sot.
PROF. AS. DR. SUELA KASTRATI është lektore e Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Për gati 8 vite ka qenë drejtuese e këtij departamenti. Më parë ka mbajtur pozicionin e Mësueses së Gjuhës Shqipe pranë Shkollës së Mesme “Nikollë Zagorjani” Shkodër, gjithashtu ka punuar në Bibliotekën Internazionale ”Gjergj Kastrioti” në Kozencë të Italisë.
Prof. As. Dr. Suela Kastrati është autore dhe bashkëautore e disa teksteve dhe më shumë se 35 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
This will close in 0 seconds