Universiteti “Aleksandër Moisiu” (UAMD) çeli dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007. Prej 20 vitesh, në thelb të veprimtarisë së tij është përballimi me sukses i sfidave të së ardhmes bazuar në themelet e shërbimit dhe dashurisë për vendin.
Falë punës plot përkushtim e vendosmëri të drejtuesve dhe stafit, bashkëpunëtorëve e komunitetit, UAMD ka njohur shumë zhvillime pozitive në mësimdhënie, mësimnxënie, shërbime, infrastrukturë, etj. Teksa “shoqëria e informacionit” përparon, UAMD kontribuon çdo ditë për të edukuar profesionistë me mendësi ndryshe, që karakterizohen nga ndjeshmëria për fatet e vendit dhe bëhen udhëheqës të ndryshimit.
Ne jemi UAMD dhe shohim me besim kah e ardhmja!
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës sjell një model të ri të arsimit të lartë në Shqipëri – një model që shikon përpara dhe i paraprin ndryshimeve të kohës. Programet tona janë të ndërtuara mbi parimin se arsimi nuk duhet të jetë i ndarë nga jeta reale dhe tregu i punës.
Në UAMD, teoria takohet me praktikën përmes metodave interaktive të mësimdhënies, përdorimit të teknologjisë moderne dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të studentëve në projekte kërkimore, zgjidhje inovative dhe platforma ndërkombëtare bashkëpunimi. Mësimi ndodh në auditor, në laborator, në kompani, në komunitet.
Ne besojmë se inovacioni nuk është thjesht një objektiv – është një mënyrë të menduari, një kulturë, një proces i vazhdueshëm zhvillimi. Prandaj, çdo program studimi në UAMD synon të përgatisë profesionistë të zotë, mendjehapur dhe të gatshëm për të udhëhequr ndryshimin – jo vetëm për të ndjekur atë.
Nga auditorët – drejt mundësive reale të punësimit
Në UAMD, studentët nuk përgatiten thjesht për të marrë një diplomë, por për të ndërtuar një të ardhme. Ne i trajtojmë studimet si hapat e parë të një karriere të suksesshme, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në çdo fazë të rrugëtimit profesional.Përmes bashkëpunimeve me kompani vendase dhe të huaja, institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, UAMD siguron:
Praktika profesionale
Projekte reale gjatë studimeve
Ndihmë për punësim pas diplomimit përmes Zyrës së Karrierës dhe rrjetit të alumni-t etj.
Në UAMD, jeta studentore nuk ndalet në auditor. Ajo zgjerohet në hapësira krijuese, iniciativa sociale dhe momente që bëhen kujtime të paharrueshme. Ne besojmë se formimi i një studenti të plotë kalon përmes përvojave që e sfidojnë, e frymëzojnë dhe e lidhin me të tjerët.
Jeta universitare tek UAMD është e pasur dhe gjithëpërfshirëse. Studentët mund të përfshihen në:
Klube studentore tematike (Book Club, Innovation Club, SDG Club, Robotech, Art Club, etj.)
Aktivitetet sportive, artistike dhe sociale
Nisma vullnetare dhe projekte komunitare
Evente kulturore dhe akademike që i japin zë rinisë
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ofron një mjedis të avancuar akademik ku teoria bashkohet me praktikën. Laboratorët modernë të tij janë ndërtuar dhe pajisur sipas standardeve bashkëkohore të arsimit të lartë, duke i dhënë studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike, kërkim shkencor dhe zgjidhje inovative për sfidat e tregut të punës.Pajisjet moderne, softuerët profesionalë dhe infrastruktura dixhitale e integruar u mundësojnë studentëve të përgatiten për karriera të qëndrueshme në sektorë të ndryshëm.
Nëpërmjet laboratorëve, UAMD afirmon rolin e tij si universitet publik i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit dhe edukimit cilësor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
“…Vizionin tonë e ndërtojmë mbi përkushtimin për të krijuar një universitet që përfaqëson jo vetëm krenarinë e qytetit tonë, por edhe një shembull për të gjithë Shqipërinë. Duke u bazuar në cilësinë akademike dhe inovacionin, ne synojmë të ndërtojmë një institucion arsimor që përputhet me standardet europiane dhe ofron mundësi të shkëlqyera për studentët, komunitetin dhe të ardhmen e vendit tonë.
Me konsideratë,
Prof. Dr. Shkëlqim FORTUZI
REKTOR


Ligjërata nga pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitetet më në zë të Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Angazhim në projekte dhe bursa studimi në universitete europiane, me të cilat UAMD ka marrëveshje bashkëpunimi.

Jetë e pasur studentore, shërbime karriere të përmirësuara, mundësi për praktika pune dhe aftësim profesional.

Kampus me infrastrukturë dhe laboratorë modernë. Në të ofrohen shërbime për studentët, stafin dhe vizitorët.