Multimedia dhe Televizion Digjital

 

Përshkrimi i Programit:

Programi Bachelor në Multimedia dhe Televizion Digjital në UAMD ofron një kombinim të veçantë të njohurive teorike dhe aftësive praktike në fushën e mediave, produksionit televiziv dhe teknologjisë digjitale. Ky program synon të përgatisë profesionistë të aftë për të punuar në industri krijuese dhe mediatike, duke u fokusuar në inovacion dhe përdorimin e teknologjisë moderne.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Multimedia dhe Televizion Digjital”

3 Pika Kryesore të Programit 

  • Produksioni televiziv dhe montimi video: Përfshirje në krijimin e përmbajtjeve televizive duke përdorur pajisje dhe software të avancuar.
  • Media digjitale dhe dizajni multimedial: Njohuri për të zhvilluar përmbajtje për media sociale, reklama dhe platforma të tjera online.
  • Infrastrukturë moderne për mësim: Laboratorë të pajisur me teknologji të reja për editim video, dizajn grafik dhe simulime të transmetimit televiziv.

Qëllimi i programit

  • Të pajisë studentët me njohuri të thelluara në teknologjitë digjitale dhe produksionin e përmbajtjeve multimediale.
  • Të zhvillojë aftësi krijuese për realizimin e projekteve në televizion, media sociale dhe platforma të tjera digjitale.
  • Të përgatisë profesionistë që mund të kontribuojnë në përmirësimin dhe inovacionin në sektorin e mediave dhe komunikimit.

Mundësitë e punësimit

  • Producent dhe redaktor përmbajtjesh televizive dhe mediatike.
  • Specialist i dizajnit grafik dhe vizual.
  • Montazhier video dhe post-produksion.
  • Specialist i medias sociale dhe marketingut digjital.
  • Krijues dhe menaxher për platforma online dhe shërbime transmetimi.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

A ka praktikë në studio televizive?

Po, programi përfshin sesione praktike në studio televizive dhe laboratorë të pajisur me teknologji të avancuar.

Cilat janë software-t që përdoren gjatë studimeve?

Përdoren programe profesionale si Adobe Premiere, After Effects, Photoshop dhe mjete të tjera për montazh dhe dizajn.

A ofron programi ndihmë për punësim pas diplomimit?

Po, universiteti ka marrëveshje me kompani mediatike dhe agjenci kreative për praktika dhe punësim

A është i përqendruar vetëm në televizion apo edhe në media sociale?

Programi mbulon të dyja fushat, duke përfshirë media tradicionale dhe digjitale për të përgatitur studentët për një gamë të gjerë mundësish profesionale.

Sa është i rëndësishëm aspekti praktik gjatë programit?

Aspekti praktik është thelbësor dhe përfshin projekte reale, laboratorë dhe eksperienca të simulimit të transmetimeve televizive dhe mediatike.

sqAlbanian