Master Shkencor

Politika dhe Administrim me profil “Administrim Publik” diplomë e dyfishtë me Universitetin Côte d’Azur të Nicës, Francë

 

 

Master i Shkencave në Politika dhe Administrim me profil “Administrim Publik” diplomë e dyfishtë me Universitetin Côte d’Azur të Nicës, Francë.

Masteri Shkencor në Politika dhe Administrim me profil “Administrim Publik” synon të pajisë studentët me njohuri të thelluara që janë parakusht për një administrator të mirë publik. Masteri ofron njohje me teknikat dhemetodat bashkëkohore si dhe etikën që duhet te ketë një anëtar apo kandidat potencial për anëtar të administratës publike. Studentët që përfundojnë me sukses ciklin e dytë të studimeve do të jenë të pajisur dhe të formuar profesionalisht për punësim dhe të pajisur me aftësi të nivelit të lartë përtë administruar nësektorin Publik.

  • Organizata ndërqeveritare;
  • Organizata jo qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Shërbimetdiplomatikenë vend dhe jashtëvendit;
  • Adminsitratën publike qëndrore apo lokale, sidomos në sektorin e marrëdhënieve me jashtë dhe projekteve të financuar nga donatorë të huaj
  • Organet e Bashkimit Evropian, të ndodhura në zyrat qendrore apo në vende të tjera anëtare;
  • Korporatat e mëdha ndërkombëtare etj.

Diplomat e dyfishta janë diploma që parashikohen në Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Këto diploma organizohen në bazë të marrëveshjeve që nënshkruajnë dy insitucione të arsimit të lartë, ku programi për të cilin bien dakort organizohet në mënyrë analoge, si lëndët përkatëse, organizimi i krediteve ECTS, mbrojtja e diplomës

Detajet e programit:

Ky programi pajisë studentët me njohuri të tilla si: 

  • Shkenca e administrimit dhe metodat kërkimore në administrimin publik
  • Format te qeverisjes në demokraci
  • Etika në administratën publike dhe sjellja njerëzore në këto organizata
  • Kontabiliteti financiar dhe kontabiliteti i drejtimit 
  • E drejta publike dhe raporti me institucionet publike
  • E drejta administratidve dhe aplikimi i saj
  • Kontabiliteti publik, standartet kombëtare të Kontabilitetit dhe standartet ndërkombëtare të kontabilitetit

Çfarë do të thotë diplomë e dyfishtë?

Diplomat e dyfishta janë diploma që parashikohen në Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Këto diploma organizohen në bazë të marrëveshjeve që nënshkruajnë dy insitucione të arsimit të lartë, ku programi për të cilin bien dakort organizohet në mënyrë analoge, si lëndët përkatëse, organizimi i krediteve ECTS, mbrojtja e diplomës.

Si mund të regjistroheni në këtë program studimi?

Mund të bëheni pjesë e këtij programi studimi duke aplikuar sikurse çdo maturant nëpërmjet procedurës zyrtare ne E-Albania. Kritere të veçanta pranimi nuk ka.

sqAlbanian