Master Profesional

Mësues i Gjuhës Angleze

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Master Profesional “Mësues i Gjuhës Angleze” është një program studimi i ciklit të dytë të studimeve dhe ofrohet në Fakultetin e Edukimit, nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja që nga viti akademik 2012-2013 e në vazhdim. Ky program studimi synon të përgatisë mësues gjuhës angleze, të aftë për të ushtruar profesionin e mësuesit dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Objektivat e programit

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik dhe praktikë në lëndët mësimore për të cilat studenti përgatitet si mësues;
  • Të formojë kompetenca për përmbushjen e roleve të ndryshme të mësuesit;
  • Të zhvillojë aftësi të kërkimit shkencor në fushën e edukimit;
  • Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional.

Zhvillimi i shprehive të nevojshme për mësuesit e gjuhës angleze për të dhënë një rezultat të lartë në procesin mësimor.

Kompetencat

  • Kompetencë të thelluar për të dhënë mësim në kontekste të shumëllojshme, në cikle të ndryshme të arsimit parauniversitar. 
  • Kompetencë të thelluar në njohjen dhe zbatimin e teknikave të ndryshme të mësimdhënies që mundësojnë përfshirjen aktive të nxënësve dhe lehtësojnë përvetësimin e gjuhës së huaj.
  • Kompetencë të thelluar në përdorimin e teknologjive të mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në leximin dhe vlerësimin e literaturës metodike dhe kërkimet në këtë fushë.
  • Aftësi në përfshirje në punë kërkimore në fushën e mësimdhënies.
  • Aftësi në përshtatjen dhe krijimin e teknikave të reja në fushën e mësimdhënies.
  • Aftësi në nxitjen e vlerave shoqërore/kulturore, si dhe në zhvillimin dhe edukimin ndërkulturor të nxënësve.

 

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulën mësimore të programit të studimit Master Profesional në “Mësues i Gjuhës Angleze“. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika profesionale e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së angleze, zbatimin praktik të metodave të mësimdhënies, të përvetësuara. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.

 

Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në:

  • Pas përfundimit të studimeve, në programin e studimit Master Profesional “Mësues i Gjuhës ” studentët mund të punësohen në të gjithë institucionet arsimore, të sistemit parauniversitar (publike dhe private).
  • Institucione të specializuara në fushën e arsimit ose institucione të lidhura me edukimin.
  • Organizata qeveritare dhe joqeveritare që veprojnë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar dhe që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre çështje të arsimit.
  • Institucione arsimore private si qendra të gjuhëve të huaja.

Mundësitë për studime të mëtejshme:

Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave.