“Menaxhim Turizmi me Profil Menaxhim Hotel Restorant”

 

Përshkrimi i Programit:

Programi Bachelor në Menaxhim Turizëm me profil “Hotel-Restorant” mundëson njohjen dhe përditësimin e studentëve me njohuri dhe aftësi praktike dhe profesionale në fushën e mikëpritjes, me qëllim përgatitjen e tyre për sfidat aktuale në tregun e punës.
Kurrikula e programit është e pasur me module nga autorë shqiptarë dhe të huaj, ekspertë të turizmit dhe menaxhimit të ndërmarrjeve hoteliere dhe ekstrahoteliere. Qëllimi kryesor i këtij programi është të nxjerrë në treg profesionistë me kualifikimin dhe njohuritë e nevojshme për të konkurruar në tregun turistik vendas dhe ndërkombëtar.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Ky program është një mundësi ideale për ata që duan të zhvillohen në një sektor të kërkuar dhe të rëndësishëm siç është turizmi dhe mikëpritja, duke ofruar një përgatitje të thelluar dhe praktike për menaxhimin e strukturave hoteliere dhe restoranteve.

 

 

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të Menaxhim Turizëm me profil “Hotel-Restorant”

Objektivat kryesore te programit:

  • Përgatitja e personelit të aftë: Ky program synon të përgatisë profesionistë të aftë dhe të kualifikuar për sektorin e mikëpritjes.
  • Transferimi i njohurive të menaxhimit: Të kalojë tek studentët njohuritë mbi ekonominë, menaxhimin dhe teknikat organizative të lidhura me akomodimin turistik.
  • Transferimi i koncepteve teorike: Të ofrojë njohuri mbi organizimin e bizneseve të turizmit nga një këndvështrim ekonomik, financiar dhe strukturor.
  • Promovimi i ngjarjeve kulturore: Të pajisë studentët me aftësi të avancuara në zhvillimin, promovimin dhe komunikimin e ngjarjeve kulturore në kontekstin e strukturave hoteliere dhe jashtë tyre.
  • Analiza e turizmit: Të sigurojë metodologjinë për analizimin e turizmit si një proces shumë të gjerë hapësinor në kontekstin e mobilitetit bashkëkohor.

Mundësitë për Punësim:

Ky program ofron mundësi të mëdha punësimi në një gamë të gjerë fushash brenda sektorit të turizmit, si:

  • Menaxher i Hotelit
  • Menaxher i Restaurantesh
  • Konsulent turistik
  • Specialist për organizimin e ngjarjeve kulturore
  • Agjent turistik dhe shumë profesione të tjera në sektorin turistik dhe mikëpritës.
  • Programi është i përgatitur për t’ju ofruar aftësitë dhe njohuritë që ju nevojiten për të konkurruar me sukses në tregun turistik vendas dhe ndërkombëtar.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë përfshin programi i studimit “Menaxhim Hotel-Restorant”?

Ky program përfshin një kombinim të njohurive teorike dhe praktike në menaxhimin e strukturave hoteliere dhe restoranteve. Ai ofron aftësi të nevojshme për të menaxhuar dhe zhvilluar biznese në sektorin e turizmit dhe mikëpritjes.

Cilat janë objektivat kryesore të këtij programi?

Objektivat kryesore të programit janë:

  • Përgatitja e personelit të aftë për sektorin e mikëpritjes.
  • Transferimi i njohurive mbi ekonominë, menaxhimin dhe teknikave organizative të lidhura me akomodimin turistik.
  • Transferimi i koncepteve teorike për organizimin e bizneseve të turizmit nga këndvështrimi ekonomik dhe financiar.

Pse duhet të studioj në këtë program?

Ky program ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e karrierës në sektorin e turizmit dhe mikëpritjes, duke u përgatitur me njohuri të thelluara dhe aftësi praktike që kërkohen në tregun e punës. Programi gjithashtu ofron mundësi për punësim dhe zhvillim profesional në një sektor me kërkesë të lartë.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian