Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimesh ndërinstitucionale, me mbi 150 marrëveshje aktive me universitete dhe institucione arsimore brenda dhe jashtë vendit. Këto partneritete mundësojnë shkëmbime akademike, projekte kërkimore dhe mundësi të shumta për studentët dhe stafin, duke e kthyer UAMD-në në një qendër moderne me orientim ndërkombëtar.





