Përshkrimi i Programit:
Masteri Profesional në LOGJISTIKË DHE SIGURI DETARE u ofron studentëve mundësinë që të thellojnë dhe zhvillojnë dijet si dhe aftësitë e tyre profesionale në fushën e menaxhimit portual dhe të sigurisë së mjeteve detare e porteve, të menduarit dhe analizuarit kritik për të kuptuar sfidat në situata të ndryshme.
Njëkohësisht në përfundim të këtij masteri studenti pajiset me njohuritë e nevojshme për të zbatuar në mënyrë efektive aftësitë teknike dhe menaxheriale në fushën e transportit detar.
Kompetencat e përfituara do t’i mundësojnë studenteve të jenë të aftë të përballojnë sfidat që karakterizojnë fushën e navigimit, të logjistikës dhe të sigurisë detare.
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Logjistikë dhe Siguri Detare”
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin
Cikli i Dytë i Studimeve, Master Profesional në LOGJISTIKË DHE SIGURI DETARE ofron një drejtim të rëndësishëm për të cilin ka shumë nevojë për specialistë e analistë të aftë në fushën e ofrimit të ekspertizës në vlerësimin e indikatorëve teknike e menaxherialë në funksion të rritjes së sigurisë navigacionale dhe cilësisë së menaxhimit detar.
Kuadri formues për këtë specialitet synon të ofrojë njohuri dhe kompetenca në realizimin e objektivave të politikave të sigurisë, por gjithnjë të orientuara nga aftësitë teknike si dhe në aftësitë menaxheriale të specialistëve detarë.
Mundësitë për punësim
Programi i studimeve Master Profesional në LOGJISTIKË DHE SIGURI DETARE
synon të formojë specialistë me profil profesional në fushën e sigurisë dhe të logjistikës detare.
Mundësitë për punësim
Të diplomuarit në këtë profil punësohen në të gjithë sektorët e industrisë detare:
This will close in 0 seconds