Infermieri e Përgjithshme

Përshkrimi i Programit:

Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës. Programi i Studimit  tre vjeçar Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme” u krijon mundësi studentëve që e mbarojnë me sukses të bëjnë karrierë në fushën profesionale si infermier profesionist. Ata mund të punojnë në Qendra Shëndetësore, Spitale Rajonale dhe Terciare dhe në fusha të tjera të ushtrimit të Kujdesit infermieror dhe mjekësor në shtëpi, shtëpi të moshuarish, ambulatore mjekësore publike dhe private. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik, pasi programi krijon njohuri të plotë mbi sistemin e Shërbimit dhe Kujdesit Mjekësor dhe Infermieror dhe zgjidh problematikat që dalin.

Qëllimi i Programit

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i studentëve që përfshihen në këtë program me njohuritë bazë përkatëse infermierore dhe mjekësore bazuar në Lëndët dhe Silabuset e  tyre, si dhe në zhvillimin e Praktikave Profesionale Mësimore, si në Laboratorin Mjekësor pranë Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore, ashtu dhe në Praktikat Profesionale Mjekësore në Spitalet Rajonale dhe në Qendrat Shëndetësore.

Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuri bazë të Infermieristikës së Përgjithshme dhe të Infermeristikave Speciale sipas Specialiteteve Mjekësore, ashtu dhe me njohuri bazë në shkencat bazë Mjekësore të Sëmundjeve të Brendshme, Kirurgjisë, Ortopedi & Trauma, Anestezi & Reanimacionit, Pediatrisë. Në Program tre vjeçar ka dhe Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë), Disiplina të formimit karakterizues të programit, karakterizuese, Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët ndërmjet atyre që ofron institucioni, Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike dhe në fund me Përgatitje Teze për Diplomë ose Provim Përfundimtar pas të cilit merret Diploma përkatëse.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Mundësitë për Punësim

Programi Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, menaxheriale dhe komunikuese, në drejtim të kujdesit infermieror dhe mjekësor, ndaj pacientët të shtruar në spital, ndaj pacientëve të sëmurë në shtëpi dhe në vizitat e ndryshme mjekësore. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave teknike mjekësore. Studentet, pasi marrin Diplomën Bachelor mund të punësohen në Shërbimin Shëndetësor Parësor ose spitalor.