Përshkrimi i Programit:
Programi është menduar për studentë me statusin e nivelit profesional për punësim në Ndërmarrje të Ujësjellës-Kanalizimeve, të Impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura, në HEC-e apo vepra të ndryshme hidroteknike, gjithashtu edhe si profesionist i lirë hidraulik.
Në këtë program studentët marrin njohuri për lëndë të formimit të përgjithshëm, formimit profesional si dhe zhvillojnë praktika profesionale.
Nevoja për hapjen e këtij programi është parë si domosdoshmëri për tregun e punës, si pasojë e kërkesave të mëdha për profesionin hidroteknik.
Pas përfundimit të studimeve profesionale studentët janë të aftë të kuptojnë projekte të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve; ligjshmërisë së tyre; të materialeve hidraulike, të mirëmbajnë veprat hidroteknike dhe sistemet e furnizimit me ujë, të trajtimit të ujit të përdorur, etj.
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime “
Pse duhet të studioni në këtë program?
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Të diplomuarit tanë mund të punojnë në terren por edhe në mjedise zyrash si në administratën shtetërore ashtu edhe në biznese private. Ata mund të punësohen pranë:
Ky program realizon nje edukim solid sipas drejtimeve bazë që i nevojiten specialistëve hidroteknik në aktivitetin e tyre të përditshëm në përgjigje të kërkesave të tregut.
This will close in 0 seconds