

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E PRAGËS, ÇEKI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË TRETË (PhD)
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+, u ofron studentëve
të nivelit të tretë (PhD) mundësinë për të përfituar bursë për mobilitet studimor prej 2 javësh,
gjatë vitit akademik 2026 (deri në fund të muajit qershor), në Universitetin e Pragës, Çeki
(www.vszdrav.cz).
Niveli i mobilitetit:
PhD
Numri i kuotave:
5 (pesë) studentë
Afati i aplikimit: 6 maj 2026
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga universiteti
pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kopje e pasaportës
CV në gjuhën angleze
Vërtetim notash
Letër pranimi nga universiteti pritës
Kriteret për aplikim:
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli B2)
Performancë e mirë akademike
Dokumentet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën:
rexhinaalite@uamd.edu.al, me kopje (cc) në: belisakorriku@uamd.edu.al,
ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, zyra 511, kati i pestë,
godinë Currila, Durrës.