HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TE APLIKUARA BIELEFELD, GJERMANI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TE APLIKUARA BIELEFELD, GJERMANIPËR STUDENTË TË NIVELIT TË TRETË (PHD) DHE STAFIN AKADEMIK.

PËR FAKULTETIN E BIZNESIT

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ofron bursë të plotë për të marrë pjesë në javën ndërkombëtare 29 Qershor – 3 Korrik 2026, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani (https://www.uni-bielefeld.de/ )

Numri i kuotave:

  • 5 studentë PhD, të angazhuar në mësimdhënie pranë Fakultetit të Biznesit.
  • 3 staf akademik.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  •       Fakulteti i Biznesit.

 

Afati i aplikimit: 10 Maj 2026.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: belisakorriku@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian