Gjuhë Gjermane dhe Angleze

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në “Gjuhë Gjermane dhe Angleze” është një program në ciklin e
parë të studimeve. Ky program studimi është tre vjeçar dhe ofrohet në Fakultetin e Edukimit, nga
Departamenti i Gjuhëve të Huaja që nga viti akademik 2013-2014 e në vazhdim. Ky program
studimi synon të përgatisë specialistë me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së
folur, por edhe të kulturës, historisë dhe letërsisë gjermane dhe angleze.

Në këtë program studimi ofrohen:

  • njohuri të përparuara jo vetëm të gjuhës së shkruar dhe të folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë gjermane dhe angleze.
  • aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë, në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në këtë fushë studimi.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të Gjuhës Gjermane dhe Angleze.

Objektivat kryesore te programit:

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik dhe praktik në lëndët mësimore me formim gjuhësor.
  • Të ofrojë njohuri mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e gjermane dhe vendeve anglishtfolëse
  • Të zhvillojë aftësi në fushën e mësimdhënies së gjuhës gjermane.
  • Të zhvillojë aftësi për reflektim dhe zhvillim profesional.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cilat janë kushtet e pranimit në programin e Gjuhë Gjermane dhe Angleze?

  • Për të pranuar në program, studentët duhet të kenë diplomë të Maturës shtetërore ose diplomë të shkollës së mesme. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të njihen dhe ekuivalentohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Cilat jane kompetencat e programit?

Programi i studimit Bachelor në “Gjuhë Gjermane dhe Angleze” përshin disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar edhe synojnë:

  • Pajisjen e studentëve me njohuritë dhe aftësitë bazë të zbatueshme në përputhje me formimin e tyre të përgjithshëm gjuhësor, letrar, historik dhe qytetërimit gjerman.
  • Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane.
  • Aftësimin për të komunikuar në kontekste dhe fusha të ndryshme duke përdorur regjistrat përkatës gjuhësorë në kontekstin e duhur.
  • Zotërimin në nivel të lartë të njohurive për disiplinat e programit të studimit (gjuhësi, letërsi, histori dhe qytetërim gjerman dhe anglez).
  • Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore dhe letrare të përftuara në kërkime bibliografike, në hartimin e përmbledhjeve dhe relacioneve mbi argumente të caktuara studimore.

Cilat janë mundësitë e punësimit pas studimeve?

Studentët e diplomuar në programin Bachelor në “Gjuhë Gjermane dhe Angleze” mund të punësohen si :

  • Mësues i qendrave të gjuhëve të huaja.
  • Guida turistike në muze, qendra historike dhe kulturore.
  • Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në të gjitha institucionet publike dhe private.
  • Punonjës i mediave 
  • Studiues dhe mediator kulturor.
  • Përkthyes në kompani përkthimi

A ka mundësi për të vazhduar studimet pas përfundimit të këtij programi?

Mundësitë për studime të mëtejshme:

  • Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional ose Master i Shkencave.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian