Në prill 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një workshop me temë “Shërbime Sociale dhe Komunitare në Qarkun e Durrësit”. Ky aktivitet do të përfshijë studentët e degëve të ndryshme dhe do të diskutojë rëndësinë e shërbimeve sociale dhe rolit të komunitetit në përballimin e nevojave të individëve dhe grupeve vulnerabël.
Në këtë workshop, do të shqyrtohen strukturat dhe shërbimet që ofrohen në Qarkun e Durrësit për të mbështetur grupet sociale të cenueshme, si ata që përballen me varfëri, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët në rrezik. Pjesëmarrësit do të diskutohen për rolin e politikave sociale, bashkëpunimin me organizatat lokale dhe ndërkombëtare, si dhe mundësitë për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve sociale dhe integrimin e tyre në komunitet.