Në qershor 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një workshop mbi konfliktin dhe komunikimin, me fokus në llojet e zgjidhjes së konflikteve dhe menaxhimin e tipave të ndryshëm të konflikteve në shkolla. Ky workshop do të trajtojë strategjitë dhe metodat më efektive për të identifikuar, menaxhuar dhe zgjidhur konflikte në mjediset shkollore, duke përfshirë konflikte mes nxënësve, mes nxënësve dhe mësuesve, si dhe mes kolegëve. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë tipologjitë e ndryshme të konflikteve dhe do të mësojnë teknika për përdorimin e komunikimit konstruktiv dhe përfshirës në zgjidhjen e tyre. Aktiviteti do të përfshijë ushtrime praktike dhe simulaime që do t’u mundësojnë mësuesve dhe pedagogëve të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të menaxhuar situata të vështira dhe për të promovuar një mjedis shkollor të shëndetshëm dhe bashkëpunues.