Në mars 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një vizitë edukative në Burgun e Spaçit, ku studentët e Bachelorit në Dushë të Letërsisë dhe të Masterit në Mësuesi për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë do të kenë mundësinë të realizojnë një aktivitet leximesh nga letërsia e burgut.
Gjatë kësaj vizite, studentët do të lexojnë dhe analizojnë vepra të letërsisë që janë shkruar në kushte të burgut, duke u fokusuar në përvojat dhe mesazhet që ato përcjellin mbi vuajtjet, rezistencën dhe kujtesën kolektive. Ky aktivitet ka për qëllim të pasurojë njohuritë e studentëve mbi letërsinë e burgut dhe të thellojë kuptimin e tyre për rëndësinë e kësaj letërsie në formimin e identitetit kombëtar dhe kulturor.