Më 13 dhjetor , Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” i Durrësit realizoi një vizitë mësimore, ku studentët patën mundësinë të thellonin njohuritë e tyre mbi Zonat e Mbrojtura dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Aktiviteti u udhëhoq nga Dr. Violeta Aliaj dhe përfshiu vizita në zona natyrore të mbrojtura, duke ofruar një përvojë direkte për studentët për të kuptuar menaxhimin e burimeve natyrore dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë vizitës, ata diskutuan me ekspertë dhe profesionistë të fushës mbi sfidat dhe mundësitë që ofrojnë këto zona për ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Ky aktivitet përbën një mundësi të shkëlqyer për studentët për të lidhur teorinë me praktikën.Ky event do te zhivillohet dhe ne muajn maj.