Në prill 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një trajnim të veçantë për stafin akademik dhe administrativ, me qëllim zhvillimin e brendshëm profesional. Ky aktivitet do të fokusohet në forcimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e metodave të punës, duke u orientuar në sfidat dhe mundësitë e avancimit të performancës profesionale.
Trajnimi do të përfshijë tematika të ndryshme, si përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimit në mjedisin akademik, menaxhimi i kohës dhe burimeve, përdorimi i teknologjisë në proceset mësimore dhe administrative, si dhe zhvillimi i aftësive të lidershipit dhe menaxhimit.