Në qershor 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një takim dhe bashkëbisedim me Kadrye Cezur (Stamboll, Turqi), Evdokija Borisova (Plovdiv, Bullgari) dhe ekspertë të tjerë, për krijimtarinë letrare, mësimdhënien e letërsisë në universitet, përkthimin letrar dhe kritikën letrare. Ky aktivitet do të fokusohet në metodologjitë e mësimdhënies së letërsisë, veçanërisht në lidhjen midis përkthimit dhe kritikës letrare, duke ofruar mundësi për të diskutuar praktikat dhe sfidat e përkthimit të veprave letrare ndërkombëtare. Pjesëmarrës do të jenë studentë të degëve të Bachelor-it (Gjuha dhe Letërsia, vitet 1 dhe 2), si dhe studentë të Masterit Shkencor dhe Masterit Profesional (vitin 1 dhe 2). Aktiviteti do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes studentëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.