Departamenti i Shkencave Politike organizon një leksion të hapur me temën “Fakte dhe Vlerësime Historike në Lidhje me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”, i cili do të mbahet nga Prof. As. Dr. Manjola Xhaferri. Ky leksion do të shqyrtojë ngjarjet dhe proceset historike që çuan në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri, si dhe vlerësimet e ndryshme mbi rolin e kësaj lufte në formësimin e historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.