Në muajin Qershor 2025, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI) i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë Konferencën Studentore. Ky aktivitet do të ofrojë mundësi për studentët të prezantojnë kërkimet dhe projektet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit, duke inkurajuar shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave ndërmjet studentëve dhe profesionistëve.
Për më shumë informacion dhe regjistrim, ndiqni njoftimet e ardhshme.
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, UAMD Durrës