Continuing Education Center

Description of QEV

The Continuing Education Center is a core unit of the Faculty of Education. It has an academic staff with extensive experience in teaching, scientific research, university development, and professional development

The Continuing Education Center manages with quality and responsibility the implementation of three study programs:

  • The 2-Year Professional Study Program "Educator for Children Aged 0-3"
  • The 2-Year Professional Study Program "Gerontology"
  • The Master's Program in "Continuing Education"

Education and professional training is a field of professional skills that combines education with practical experience, equipping individuals with specific knowledge and skills, as well as competencies to integrate into the labor market.

Professional programs create the opportunity to welcome high school graduates without average grade criteria, by professionally preparing them for the job market.

These programs are completed with 120 credits, in full-time study format, with a standard duration of 2 academic years. një ndërthurje edukimi dhe shërbimi social. 

Offering two foreign languages (English and German), the program provides the opportunity for employment not only in the domestic market but also in the international one.

Training for teachers:

The main focus of the Continuing Education Center (QEV) is training within the framework of the continuous professional development of educational staff in the pre-university system, in accordance with the "Functioning of the Professional Development System for Educational Staff".

The Continuing Education Center (QEV) offers accredited training modules by the Ministry of Education, Sports, and Youth (MASR) such as: 

  1. "Hidden Dropout in Pre-University Education"
  2. "The Parent-Teacher Relationship in Pre-University Education"
  3. "Communication and Collaboration Techniques with Colleagues in Educational Institutions"
  4. "Education on Religions and the Prevention of Extremism"
  5. "Intercultural Education and Equal Treatment of Students. Prevention and Management of Bullying Phenomenon in Educational Institutions"
  6. "Development of Critical and Creative Thinking in Students"
  7. "Methods and Strategies for Supporting Children with Special Needs"
  8. "Online Learning Platforms"
  9. Entrepreneurship Skills Education for Lower and Upper Secondary School Teachers
  10. Entrepreneurship Skills Education for Lower Cycle and Preschool Teachers in Pre-University Education
  11. "Combined Teaching with Learning Management Systems"
  12. "Learning and the Assessment Culture in Albania"
  13. "Digital Tools for Learning and Teaching"
  14. "Education of Critical Thinking Through Media" 
  15. "Child Developmental Psychology"
  16. "Designing Learning for All, Teaching Methods, and Learning Styles"
  17. "Project-Based Teaching and Learning"
  18. "All-Inclusive Strategies in the Classroom"
  19. "Learning Culture"
  20. "Basic Skills for Active Citizenship"
  21. Media literacy and online comunication 
  22. Media literacy in a digitalized word 
  23. "Active Citizenship in a Global Society"

Study Programs

“Educator for Ages 0 - 3”

Program studimi 2-vjeçar Profesional

“Gerontology”

Program studimi 2-vjeçar Profesional

"Continuing Education"

Master of Science

STAFI I QEV:

Prof.Asoc. Dr.Ilir Sallata

Prof.Asoc.Dr. Ilir Sallata është profesor në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Aktualisht kryen rolin e drejtuesit të kësaj njësie bazë.

Ai është diplomuar si Specialist i Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ka kryer: Master i Nivelit të Dytë (MND) në Histori në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, si dhe Master në Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore në Universitetin Epoka. Në vitin 2016 ka fituar gradën Doktor i Shkencave, dhe në vitin 2024 titullin Profesor i Asociuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Me përvojë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, prej dy dekadash kontribuon për zhvillimin e arsimit parauniversitar dhe të lartë në Shqipëri. Prof.Asoc.Dr. Ilir Sallata është autor një sërë publikimeve në revista shkencore dhe pjesmarrës në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Botimet e tij nga viti 2012 e në vazhdim përfshijnë fushën e historisë dhe të edukimit. Trajnues për kualifikimin e vazhdueshëm të mësuesve me modulin: “Edukimi mbi fetë dhe parandalimi i ekstremizmit”.

Prof.Asoc.Dr.Rita Loloçi

Prof.Asoc.Dr. Rita Loloçi është profesor në Qëndra e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Filozofi), nga Universiteti  i Tiranës  (Master Shkencor në Sociologji) dhe Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Filozofi).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores  në Akademinë Profesionale të  Biznesit Tiranë. 

Dr. Rita Loloçi është autore e publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo është trajnere e disa moduleve të akredituara nga MASR, për trajnimin e mësuesve në sistemin para universitar.

Prof.Asoc.Dr.Menada Petro

Prof.asoc.dr. Menada Petro është profesor dhe studiuese në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, Fakulteti Edukimit, pranë UAMD. Me një përvojë të pasur (14 vite) në fushën e shkencave sociale, edukimit dhe trajnimeve profesionale, ajo ka spikatur si pedagoge dhe trajnere. Aktualisht mban pozicionin si zv. Dekan, në fakultetin e Edukimit. Lidhjet me organizata të njohura ndërkombëtare (“Institute for Future Studies” dhe “American Organization of Science and Technology”) nënvizojnë përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë akademike dhe inovacionit në fushën e arsimit. Ajo ka marrë gjithashtu kualifikime nga institucione universitare ndërkombëtare në Spanjë, Finlandë, Rumani dhe Austri, duke rritur ekspertizën e saj në metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit. Me një portofol mbresëlënës kërkimi dhe pjesëmarrje në revista dhe konferenca ndërkombëtare, Prof.asoc.dr. Petro vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në sistemin tonë arsimor duke qenë autore dhe bashkautore e disa librave dhe pjesë në disa grupe pune për hartim modulesh dhe programesh studimi të reja bazuar në kërkesat e tregut të punës.

Prof.Asoc. Dr.Orneda Gega

Prof.Asoc.Dr. Orneda Gega është profesor në Qendrën për Edukim në Vazhdim në Universitetin “Aleksandër Moisiu”  Durrës. Ajo ka kryer studimet Bachelor në Universitetin e Tiranës (BSc në Punë Sociale), studimet Master Shkencor në Universitetin e Tiranës (MSc Politika Sociale),  studimet Doktorale në Universitetin e Tiranës (PhD në Punë Sociale) dhe titullin Profesor i Asociuar. Punon prej vitit 2008 pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, gjatë 13 viteve ka punuar si staf adminsitrativ dhe staf akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme.

Ajo është trajnere për kualifikimin e vazhdueshëm të mësuesve me modulet: “Qytetari aktive në shoqërinë globale”, “Aftësitë bazë për qytetari aktive”, “Gjithëpërfshirja në arsim” dhe “Projektimi i të nxënit për të gjithë, format e mësimdhënies dhe stilet e të nxënit”.

Prof.Asoc.Dr Orneda Gega është autore e disa botimeve e revistave të vlerësuara, në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në projekte kërkimore.

Dr.Matilda Memaj

Dr. Matilda Memaj është një lektore e përkushtuar dhe me njohuri të thella në fushën e shkencave sociale, e cila shërben pranë Qendrës për Edukim në Vazhdim në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Që prej vitit 2009, ajo ka kontribuar për edukimin e gjeneratave të reja, duke sjellë standarde të larta dhe një angazhim të palodhur në mësimdhënie si staf akademik me kohë të pjesshme, dhe që prej 2018 si staf akademik me kohë të plotë. Në periudhën 2012-2020, Dr. Memaj ka shërbyer gjithashtu si staf akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Angazhimi dhe kontributi i saj akademik është reflektuar në mënyrë të shkëlqyer në punët e saj shkencore, të cilat janë paraqitur me sukses në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke adresuar çështje që lidhen me fushat e shkencave sociale, shkencave të edukimit, proceseve mësimore etj. Si autore e shumë artikujve shkencorë të vlerësuar, Dr. Memaj vijon të kontribuojë në mënyrë aktive në fushën e saj, duke influencuar dhe përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme proceset e mësimdhënies. Ajo është gjithashtu pjesë e grupeve të punës për hartimin e programeve studimore, duke sjellë ndryshime të rëndësishme dhe inovative në fushën e edukimit.

Dr.Alfred Halilaj

Dr. Alfred Halilaj është lektor në Qendrën për Edukim në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka mbaruar studimet në vitin 2007 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Dega Filozofi-Sociologji, Drejtimi Sociologji. Ka mbaruar Master i Shkencave në “Diplomacia dhe marrëdhënie ndërkombëtare të BE”në Universiteti i Tiranës, në Insitutin e Studimeve Evropiane. Në vitin 2017 ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave”,  në “Akademia e Studimeve Albanologjike”, “Insituti i Antropologjisë dhe Studimit të Artit”, Tiranë. Punon prej 14 vitesh në sistemin arsimor universitardhe parauniversitar. Ka punuar si lektor i jashtëm në disa universitete publike (Universiteti i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës) dhe private (Universiteti “Luarasi”, Kolegji Universitar “Qiriazi”) gjatë këtyre viteve. Ka shërbyer si mësues, zv/drejtor dhe drejtor në shkollë të mesme dhe profesionale. Është autor i dhjetra botimeve shkencore dhe pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën sociologjisë, antropologjisë, komunikimit dhe edukimit.

Dr.Nevila Mehmeti

Dr. Nevila Mehmeti është pedagoge në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Si një profesioniste me përvojë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, me një karrierë që shtrihet për rreth tri dekada, ajo jep ndihmesën e saj, për zhvillimin e arsimit parauniversitar dhe të lartë në Shqipëri. Përvoja e saj në arsimin parauniversitar përfshin eksperiencën si hartuese dhe vlerësuese e testeve të Olimpiadës, Maturës Shtetërore dhe programeve lëndore . Në rolin e saj si lektore në universitet, Dr. Mehmeti ka ligjëruar module të ndryshme me fokus fushën e historisë dhe atë të edukimit. Gjithashtu si trajnuese për mësuesit dhe drejtuesit, kontribuon në përmirësimin e aftësive profesionale, menaxhuese dhe në forcimin e kapaciteteve të tyre në sistemit arsimor. Dr. Nevila Mehmeti ka marrë pjesë në disa trajnime dhe projekte ndërkombëtare, duke rritur vazhdimisht eksperiencën e saj në mësimdhënie, si edhe në politikat e arsimit të lartë. Ajo është autore e disa artikujve shkencorë dhe ka paraqitur punimet e saj në konferenca dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor. Përkushtimi i saj në fushën  e edukimit dhe zhvillimin profesional është një përparësi e vazhdueshme në punën e saj.

Doc.Dr. Albana Hodaj

Doc.Dr. Albana Hodaj është lektore në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ajo është diplomuar si Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Universiteti “Eqrem Ҫabej” Gjirokastër. Ka kryer Master të Nivelit të Dytë (MND) në Shkenca Komunikimi, profili “Teori dhe modele komunikimi”, Universiteti Europian i Tiranës (2010).

Ka fituar gradën “Doktor” në Shkenca Politike, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (2020), Maqedoni e Veriut (njehsuar nga MASR-ja).

Mban Titullin shkencor “Docent” në fushën mësimore-shkencore dhënë nga Këshilli Mësimor-Shkencor në UNS (2020).

Me një përvojë të gjatë në arsimin parauniversitar publik dhe jopublik, ka kryer trajnime dhe kualifikime të shumta, trajnuese për metodologjitë e mësimdhënies dhe vlerësuese e testeve kombëtare të provimeve të Maturës Shtetërore prej vitit 2008. Drejtuese e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Vlorës (2013-2019), ka qenë pjesë e reformave të rëndësishme në sistemin parauniversitar, njohëse e legjislacionit dhe politikave arsimore. Pjesë e grupeve të punës ngritur nga MAS-i.Dr. Albana Hodaj është autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe pjesëmarrëse në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2017 lektore e jashtme në universitete publike e jopublike.Nga viti 2021 e në vazhdim,  lektoron me kohë të plotë në UAMD.

Doc.Dr. Albana Hodaj, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanike në  Universitetin “I.Qemali” Vlorë dhe Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ka botuar monografinë shkencore “Imazhi i Shqiptarëve në kulturën dhe integrimin evropian”(2022).

Si krijuese letrare është autore e 6 botimeve në poezi dhe prozë. Botimet e saj nga viti 2010 e në vazhdim përfshijnë fushën e edukimit dhe të komunikimit politik me artikuj të shumtë  publicistikë.

Msc. Sonja Llana

Msc. Sonja Llana është lektore në Qendrën për Edukim në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi), nga Universiteti i Tiranës (Masteri shkencave Teori dhe Kritikë  letrare). Më herët ka punuar si lektore e jashtme në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Është autore e një botimi dhe disa artikujve shkencor.

 

Msc.Bruno Gorana

Msc.Bruno Gorana është lektor në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në vitin 2019 është diplomuar si: “Fizioterapist” në Fakultetin e Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në vitin 2021 ka përfunduar studimet në Master i shkencave në “Fizioterapi klinike” pranë Universitetit Aldent. Më parë ka punuar si “Fizioterapist” pran Federatës Shqiptare të Futbollit. Më pas ka punuar në Spitalin Rajonal Durrës, në sektorin e kirurgjisë. Ka punuar gjithashtu edhe si Fizioterapist në dy klinika private në qytetin e Durrësit. Ka punuar si lektor me kohë të pjesshme pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

 

Dr. Mirela Lazimi

Dr. Mirela Lazimi është lektore në Qendrën e Edukimit në Vazhdim, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ajo është diplomuar si Mësuese e Historisë, specilalitet i parë dhe Mësues i Gjeografisë Specialitet i dytë, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Në vitin 2021 ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Histori në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Më parë ajo ka punuar si mësuese në arsimin parauniversitar për 22 vite. Gjatë kësaj kohe ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh lidhur me sistemin arsimor shqiptar. Është certifikuar nga QSHA si hartuese dhe vlerësuese e testeve kombëtare të provimeve të Maturës Shtetërore, duke qenë autore e hartimit të testeve prej vitit 2011 e në vazhdim.

Dr. Mirela Lazimi është autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe pjesmarrës në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Botimet e saj nga viti 2012 e në vazhdim përfshijnë fushën e historisë dhe të edukimit.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish