Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka një histori të frytshme si një institucion akademik i angazhuar ndërkombëtarisht. Universiteti promovon shkëmbime afatshkurtra për stafin akademik dhe administrativ, si dhe shkëmbime semestrale/vjetore për studentët në nivelin Bachelor dhe Master me Institucione të Arsimit të Lartë të huaja. Studentëve iu ofrohet konsulencë për kriteret dhe dokumentacionin që nevojitet gjatë të gjitha fazave të aplikimit.
UAMD-ja ka nënshkuar mbi 100 Marrëveshje Bashkëpunimi me universitete, institucione dhe biznese brenda dhe jashtë Shqipërisë, më shumë se gjysma e tyre janë me institucione të arsimit të lartë, 59 prej të cilave janë nënshkruar me universitete të huaja.
Gjithashtu janë nënshkruar 67 Marrëveshje Ndërinstitucionale me Universitete Evropiane në kuadër të komponentit International Credit Mobility Erasmus+.
This will close in 0 seconds