Në datë 20 Shkurt 2026 në ambjentet e Autoritetit Portual Durrës u zhvillua takimi përmbyllës mbi propozimin e masave mitiguese të emetimit të gazit CO2 në atmosferë në kuadër të projektit “Emetimi i CO2 nga operatorët portualë dhe impakti i tij në kompleksin portual Durrës – Porto Romano” fituar nga AKKSHI në bashkëpunim me Biznesin (Autoriteti Portual Durrës). Ky takim u zhvillua sipas agjendës nga ora 09:30 – 14:00. Në takim morën pjesë Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar & CEMA pranë APD, Znj. Serena Kovaçi, stafi akademik i UAMD, dhe grupi i punës së APD.





Në këtë takim përmbyllës:
Znj. Kovaci falenderoi grupin e punës të UAMD dhe APD për përmbushjen me sukses të këtij projekti dhe mori përsipër që rezultatet e tij do të jenë pjesë e databazës së APD dhe do tu prezantohen autoriteteve më të larta në mënyrë që këto propozime të dala nga ky projekt të reflektohen dhe të merren masa për të ulur emetimin e CO2 në kompleksin portual Durrës-Porto Romano, duke synuar emetimin zero të karbonit.