Doktoraturë “Shkenca Ekonomike”

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Doktoratë në Shkenca Ekonomike është pjesë e Ciklit të Tretë të Studimeve, i ofruar nga Njësia Bazë e Shkencave Ekonomike në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD). Ky program synon përgatitjen e kërkuesve të pavarur dhe të aftësuar për kërkim shkencor dhe punë që kërkojnë nivel të lartë ekspertize dhe përgatitje profesionale.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Doktorature. Shkenca Ekonomike”

Misioni i Programit

 

  • Misioni i programit është kualifikimi dhe edukimi i kandidatëve në nivel të lartë shkencor, duke u bazuar në parimet e njohura shkencore dhe etike. Programi synon:

    • Zhvillimin e aftësive të thelluara për kërkim shkencor.
    • Edukimin për analiza të avancuara dhe mendim analitik në studimin e dukurive ekonomike.
    • Përgatitjen për punë kërkimore dhe akademike që kërkojnë përgatitje profesionale të lartë.

Objektivat Kryesore të Programit

  • Thellimi i Njohurive Shkencore: Të ofrojë studime të avancuara dhe të thelluara në teorinë ekonomike dhe kërkimin shkencor.
  • Zhvillimi i Mendimit Analitik: Ndihmon kandidatët të zhvillojnë gjykimin dhe analizën e thelluar të dukurive që lidhen me fushën e ekonomisë.
  • Përgatitje për Kërkim të Pavarur: Pajis kandidatët me aftësitë e nevojshme për të kryer kërkime të pavarura dhe për të kontribuar në zhvillimin e njohurive shkencore.

Pse të Zgjidhni këtë Program?

  • Ekspertizë e Thelluar: Ky program ofron një përgatitje të avancuar për ata që synojnë një karrierë akademike, kërkimore ose në nivelet më të larta profesionale.
  • Mundësi për Kërkim të Pavarur: Kandidatët do të kenë mundësi të kontribuojnë në kërkimin shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Zhvillim i Mendimit Kritik dhe Inovativ: Programi synon të formojë liderë dhe ekspertë në fushën e ekonomisë me aftësi për të adresuar sfidat komplekse në botën moderne.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian