Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

 

Pse të ndjekësh këtë program?

Zgjidh programin Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe fito dy diploma – një nga Shqipëria dhe një nga La Sapienza, Romë, Itali! Studime në dy shtete, mësim në gjuhë të huaj, miqësi të reja, kulturë europiane dhe
përgatitje për një karrierë që nuk njeh kufij. Nëse do më shumë se thjesht një diplomë, kjo është zgjedhja jote.

Kohëzgjatja: 3 (tre) vite akademike
Kreditet: 180 kredite

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik”

Qëllimi i programit

1. Të përgatisë studentët me njohuri të thelluara në teoritë politike, ekonomike
dhe sociale, të bashkëpunimit dhe zhvillimit, në nivel kombëtar dhe
ndërkombëtar, duke i aftësuar për të analizuar sfidat globale.
2. Përvojë ndërkombëtare pranë Universitetit La Sapienza, Romë, Itali.
3. Të aftësojë studentët për të projektuar, menaxhuar dhe vlerësuar politika dhe
projekte zhvillimore të qëndrueshme, duke përdorur metodologji kërkimore
dhe njohuri mbi ekonominë politike, politikat publike dhe strategjitë e
Bashkimit Europian.
4. Të promovojë formimin kritik dhe ndërdisiplinor, duke kombinuar histori,
antropologji, drejtësi ndërkombëtare dhe rolin e aktorëve publikë e jopublikë
në zhvillim.

Pikat kryesore të programit

Programi ofron njohuri të thelluara mbi bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, me synimin për të formuar profesionistë të aftë të kuptojnë dhe analizojnë proceset zhvillimore në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo përvojë akademike thellohet më tej përmes semestrit të studimeve në Universitetin “La Sapienza” në Romë, si pjesë e diplomës së dyfishtë. Programi mbështetet në një qasje ndërdisiplinore, duke ndërthurur dimensione ekonomike, historike, juridike, politologjike, statistikore dhe sociologjike. Ai synon të pajisë studentin me aftësi të thelluara analitike dhe praktike për hartimin dhe propozimin e politikave zhvillimore duke marrë parasysh modelet e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Mundësitë e punësimit

Institucione dhe organizata ndërkombëtare, ministri dhe agjensi qeveritare për zhvillim dhe integrim evropian, organizata joqeveritare dhe shoqëria civile, institucione kërkimore në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, në rolin e analistëve, kërkuesve ose ekspertëve për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Përvoja ndërkombëtare dhe diploma e dyfishtë

Studentët e programit “Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik” në UAMD do të studiojnë në Universitetin “Sapienza” të Romës për një semestër akademik (30 kredite). Në të njëjtën kohë, studentët e programit “Cooperazione Internazionale e Sviluppo” në “Sapienza” do të studiojnë në UAMD për një semestër akademik.

Në përfundim të studimeve, studentët e të dy universiteteve marrin një diplomë të përbashkët, duke u ofruar atyre mundësi të mëdha për zhvillim profesional dhe akademik.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

A do të kem mundësi të studioj jashtë vendit?

Po, studentët e këtij programi ndjekin një semestër në Universitetin “Sapienza” të Romës, duke fituar eksperiencë ndërkombëtare.

Si ndikon diploma e dyfishtë në karrierën time?

Diplomimi nga dy universitete prestigjioze i ofron studentëve një avantazh të madh në tregun ndërkombëtar të punës.

Cilat janë lëndët kryesore që studiohen?

Programi përfshin lëndë nga fusha ekonomike, politike, juridike dhe shoqërore, të ndërlidhura me zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në cilat institucione mund të punësohem pas përfundimit të programit?

Studentët mund të punësohen në administratën publike, organizata ndërkombëtare, OJQ, kompani private dhe institucione kërkimore.

 

sqAlbanian