Bachelor Informatika Ekonomike

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike” do të jetë një program studimi bachelor me 180 kredite për tre vite studimi.
Studentëve të këtij programi studimi, Universiteti “Aleksandër Moisiu” do tu sigurojë: formim shkencor dhe teorik si dhe formim praktik mbi njohjen e kualifikimeve profesionale për të kryer analiza dhe kërkime shkencore në fushën e Informatikës Ekonomike dhe specifikisht  atë të programimit dhe analizës ekonomike.
Ky program synon që pas 3 vitesh  studimi, studenti të jetë i aftë profesionalisht për të punuar në organizata të ndryshme publike dhe jopublike, në dhënien e kontributit të tyre në zhvillimin e strategjive në Informatikën Ekonomike si një kërkesë aktuale për operatorët e ndryshëm ekonomikë.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëvë të “Informatika Ekonomike”

Objektivat kryesore te programit:

Në përfundim të këtij programi  studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike që rrjedhin nga shkencat bazë, me qëllim të aplikimit të mëvonshëm të tyre profesional, aftësitë për të zbuluar dhe vlerësuar në mënyrë kritike.

Të diplomuarit në këtë program duhet të njohin bazat e programimit, bazat e kompjuterit, bazat dhe strukturat e të dhënave si dhe disiplina të tjera bazë ekonomike dhe informatike.
Kjo përgatitje do të sigurohet nga një numër i balancuar i leksioneve , e mbështetur nga një përqasje e përshtatshme metodologjike statistikore – matematikore

Studenti i diplomuar në programin Informatikë Ekonomike duhet gjithashtu të jetë në gjendje të aplikojë njohuritë informatike dhe teorinë ekonomike në fusha të ndryshme të tilla si politika ekonomike, ekonomi industriale dhe mjedisore, etj. Për këtë qëllim, përveç leksioneve teorike, janë parashikuar edhe ndërhyrje nga personeli i ndërmarrjeve dhe institucioneve si ato publike dhe private. Studimi i monografive si pjesë e provës përfundimtare, kompleton njohuritë dhe aftësitë e të diplomuarit në të kuptuarit e temave më të fundit të publikuara në literatura, të lidhura me çështje të ndryshme ekonomike.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cila është njësia bazë ofruese e programit të studimit?

Programi i propozuar Bachelor “Infomarmatika Ekonomike” do të ofrohet nga departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar. Ky departament i krijuar para pak kohësh përbëhet nga një staf i kualifikuar i përbërë nga 7 anëtarë. Përbërja e departamentit si më poshtë:

  • dy anëtarë me titull Profesor Doktor,
  • dy anëtarë me titull Profesor i Asociuar,
  • dy anëtarë me titull doktor dhe
  • një anëtarë Msc (në proces doktorature).

Anëtarët e departamentit janë specialistë në fushat e Statistikës, Metodave të kërkimit, Ekonometrisë, Matematikës dhe shkencave të tjera informatike dhe ekonomike.

Çfarë mundësish punësimi ofron ky program pas përfundimit?

Misioni i programit të studimit në Informatikë Ekonomike Biznes është të pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si specialistë:

  • Analist Dizajnit të Sistemeve të Informacionit të Biznesit;
  • Konsulencë në dizajnin dhe zhvillimin e aplikacioneve dhe produkteve kompjuterike në fushën e ekonomisë dhe biznesit;
  • Specialist i kualifikuar në sigurimin e cilësisë së produkteve dhe sistemeve kompjuterike (sigurimi i cilësisë);
  • Përdorimi i mjediseve të avancuara të programimit në aplikimet ekonomike dhe të biznesit;
  • Zhvillimi dhe menaxhimi i bazave të të dhënave;
  • Administrator të bazës së të dhënave;
  • Dizanjues i Sistemeve të Shpërndara;
  • Projektimi, dizajnimi dhe zbatimi i biznesit elektronik;
  • Menaxher i IT;
  • Konsulent sigurie IT&C;
  • Auditor i sistemeve kompjuterike;
  • Ekonomist specialist me aftësi specifike në përdorimin e mjeteve të ofruara nga IT&C.

 

A gëzon studenti karakteristikat profesionale të kërkuara në përfundim të këtij programi?

  1. Të njohë dhe të përshkruajë konceptet, teoritë, parimet dhe metodat për hetimin e fenomeneve dhe proceseve ekonomike
  2. Të shpjegojë dhe interpretojë kërkesat specifike për hetimin e fenomeneve dhe proceseve ekonomike
  3. Të përdorë konceptet ekonomike, teoritë dhe metodat për të hetuar dhe/ose zgjidhur problemet në një organizatë/kompani.
  4. Të bëjë analiza krahasuese të zgjidhjeve ekonomike për zgjidhjen e problemeve brenda një organizate
  5. Të zhvillojë dhe strukturojë alternativa për zgjidhjen e problemeve në organizatë
  6. Të përdorë në mënyrë efikase sistemet kompjuterike dhe operative dhe burimet e internetit
  7. Të përdorë softuerë ekonomike për të zgjidhur probleme specifike
  8. Të Zhvillojë komponentë të softuerit duke përdorur struktura moderne të të dhënave, algoritme, teknika dhe gjuhë programimi
  9. Të zhvillojë aplikacione IT duke përdorur bazat e të dhënave, burimet multimediale dhe teknologjitë e shërbimeve klient-server/ueb
  10. Të përditësojë sistemet IT / sistemet IT dhe aplikacioneve ERP

This will close in 0 seconds

sqAlbanian