Bachelor Bankë Financë

 

Përshkrimi i Programit Bsc.Bankë Financë:

Zhvillimet në sektorin bankar dhe atë financiar po ecin me ritme shumë të shpejta, të cilat e vendosin biznesin/institucionin në situata komplekse. Programi Bachelor në “Bankë-Financë” ofron një bazë të gjërë njohurish për ti aftësuar studentët që të vlerësojnë projektet e investimeve me anë të teknikave të ndryshme. Ky program përmban informacione të detajuara përsa i përket vendimeve financiare të marra nga individët/bizneset/institucionet dhe përdorimin e njohurive për të mbledhur fonde në tregjet e parasë dhe kapitalit.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programi Bachelor në “Bankë-Financë” ka si qëllim kryesor të përgatisë profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme në fushën e financës dhe bankave.

 

Objektivat kryesore mbi të cilat mbështetet ky program studimi janë:

  • Përgatitja e profesionistëve të aftë të kuptojnë, të analizojnë dhe ti paraprijnë zhvillimeve të shpejta të sektorit bankar dhe financiar.
  • Zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme për të vlerësuar dhe hartuar raporte ekonomike dhe financiare të çdo lloj subjekti qoftë ai publik apo privat.
  • Aftësimi i studentëve për të vlerësuar sistemet financiare në  dimension ndërkombëtar.
  • Zhvillimi i aftësive për aplikimin e  teknikave të duhura të menaxhimit të rrezikut.
  • Aftësimi i studentëve në njohjen e strukturës së tregjeve financiare, të palëve që përfshihen në to, të instrumentave financiarë që tregtohen si dhe ndikimeve të transaksioneve të ndryshme që zhvillohen në këto tregje.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi i jep mundësi studentëve të zgjerojnë njohuritë e tyre në një cikël të mëtejshëm studimesh: Master Profesional/Shkencor në “Bankë-Financë”. Me anë të njohurive të përvetësuara në programin Bachelor të studimeve, studentëve ju krijohen shumë mundësi punësimi sidomos në sektorin bankar por jo vetëm. Në përfundim të studimeve studenti ka përfituar njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: drejtues në sektorin privat dhe publik, financier apo të kryejë studime më të thelluara në këtë fushë.