Përshkrimi i Programit:
Kohëzgjatja: 2 vite (120 kredite)
Diploma: Program profesioal në Asistencë Dentare
Programi i Studimit 2-vjeçar në “Asistencë Dentare” ka për qëllim të përgatisë profesionistë me një formim të gjerë teorik dhe praktik në fushën e asistencës dentare, të cilët do të jenë të aftë të kontribuojnë në mënyrë efektive në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dentare në klinika private dhe publike. Ky program synon të zhvillojë aftësitë e studentëve për të asistuar mjekët stomatologë në të gjitha procedurat dentare, duke përfshirë ato klinike dhe administrative.
Një nga qëllimet kryesore është ofrimi i një përgatitjeje praktike të avancuar, ku studentët marrin pjesë aktive në procedurat klinike nëpërmjet dentistrisë me katër duar, duke krijuar një bazë të fortë për t’u angazhuar në proçese të ndryshme si dezinfektimi, sterilizimi, dhe mbajtja e standardeve të asepsisë. Programi gjithashtu synon të zhvillojë aftësitë e tyre për menaxhimin e dokumentacionit dhe kartelave dentare, si dhe për ruajtjen e konfidencialitetit të pacientëve.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…
This will close in 0 seconds