Master Shkencor

Mësuesi në Matematikë – Informatikë

Përshkrimi i Programit:

Misioni dhe objektivat kryesore formuese të programit të ciklit të dytë të studimit Master Shkencor në “MËSUESI NË MATEMATIKË-INFORMATIKË” janë :

  • Të përgatisë specialistë me formim më të thelluar profesional në krahasim me DNP.
  • Të ofrojë njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e Mësimdhënies së Matematikës dhe Informatikës
  • Të krijojë një mendim të thelluar analitik dhe të pavarur, vlerësim kritik dhe profesional
  • Të krijojë aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe një karrierë në nivel më të lartë.
  • Të shërbejë si bazë edhe për kualifikimin e mëtejshëm akademik.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

 Programi i studimeve Master Shkencor për “Mësuesi në Matematikë-Informatikë” ka si mision të formojë specialistë me profil profesional në fushën e mësimdhënies së njohurive bazë të Matematikës dhe Informatikës, në Profilin “MËSUESI NË MATEMATIKË-INFORMATIKË”.

Gjatë këtij cikli studimesh, studentët do të jenë të aftë të ushtrojnë punën e mësuesit në profilin “Matematikë-Informatike”, të konsolidojnë njohuritë e tyre profesionale, të thelluara për mësues, me formim të gjerë pedagogjik, didaktik. Në këtë mënyrë do të jenë të aftë në fushën e didaktikës, metodave të mësimdhënies, menaxhimin e klasës etj. Ky program plotëson edhe kërkesën ligjore të arsimimit të detyrueshëm për ata që dëshirojnë të punësohen në profesionin e mësimdhënies në arsimin parauniversitar.

 

Mundësi punësimi:

Sektorët e punësimit do të jenë kryesisht në fushën e mësuesisë, arsimi i mesëm (të përgjithshëm dhe profesional) dhe 9-vjecar, studentët do të formohen me kulturën e gjerë pedagogjike dhe didaktike, në nivel teorik dhe aplikativ.

Mësuesit do të përgatiten edhe për rolin edukativ të tyre, për forcimin e karakterit edukativ të shkollës. Mundësitë në karrierë: zotëruesi i kësaj diplome mund të punësohet në: sistemin arsimor para Universitar (të përgjithshëm dhe profesional). Cikli i dytë i arsimit bazë, institucione të administratës qëndrore e vendore, etj.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian