Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara” ofron një kurrikul ndërdisiplinore. Qëllimi kryesor i programit është të përgatisë studentët në nivel profesional me njohuri të reja në: programim, zbatimin e aplikacioneve, komunikim, menaxhimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e software-ve, zhvillimin e website-ve, etj. Programi i studimeve është hartuar dhe realizohet duke u bazuar në përvojën më të mirë të universiteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në praktikat më të mira të përcaktuara në kuadrin e Procesit të Bolonjës. Studentët që diplomohen në Master Profesional, përgatiten për të vazhduar karrierën në një gamë të gjerë specialitetesh në fushën e Programimit dhe Zbatimit të Aplikacioneve, ndër të cilat më kryesoret mund të përmendim: Gjuhët e Programimit (C, C++, JAVA); Zhvillimi dhe menaxhimi i faqeve të Web-it (HTML, JavaScript, PHP, XML); Sistemet multimediale; Krijimi, Menaxhimi dhe administrimi i bazave të të dhënave; Zhvillim Software-sh; Sistemet e informacionit në menaxhim (MIS).
Qëllimi i programit
Studentët duhet ta zgjedhin këtë program studimi, pasi është një degë që integron mjetet dhe zhvillimet teknologjike me tregun e punës. Të diplomuarit kanë mundësi të zbatojnë njohuritë në aspektin profesional. Gjithashtu, ata kanë mundësi të specializohen në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e faqeve Web, menaxhimin e bazave të të dhënave, zbatimin e aplikacioneve të internetit për tregti elektronike etj. Këto kurse gjithashtu, shërbejnë si një shtysë për t’i drejtuar studentët drejt çertifikimeve në këtë fushë.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Një student që përfundon studimet në Master Profesional “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara” mund të punësohet kryesisht në keto pozicione pune:
This will close in 0 seconds