Përshkrimi i Programit:
Masteri profesional në “E drejtë Prone” ka për synim kryesor, t’u mundësojë studentëve përvetësimin e koncepteve themelore të së drejtës mbi pronësinë, mbrojtjen e saj, njohjen e legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, legalizimin e zonave informale, kufizimet në ushtrimin e të drejtave te pronësisë dhe mjetet për sigurimin e ekzekutimit të të drejtave te pronësisë. Ky master synon të krijojë profesionistë në disa fusha të së drejtës së pronës (noter, avokat, përmbarues, vlerësues pronash etj). Krijimi i specialistëve të aftësuar në njohuri teknike të veçanta të marra nga institucione shtetërore apo partnerë lokale dhe privat nëpërmjet dijeve të praktikës.
U ofron studentëve mundësinë e zhvillimit të dijeve si dhe aftësive praktike e profesionale në fushën e drejtësisë dhe ekspertizën mbi analizën e ligjit dhe lidhjeve të tij me fusha tё tjera shoqёrore.
Integrimi i njohurive bazë dhe atyre formuese së bashku me praktikat mësimore e pajisin studentin me aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për të konkurruar në tregun e punës.