Përshkrimi i Programit:
Kohëzgjatja: 3 vite (180 kredite)
Diploma: Bachelor në Mami
Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i studentëve që përfshihen në këtë program
me njohuritë bazë përkatëse dhe mjekësore bazuar në Lëndët dhe Silabuset e tyre si dhe në
zhvillimin e Praktikave Profesionale Mësimore, si në Laboratorin Mjekësor pranë Departamentit
të Shkencave Teknike Mjekësore, ashtu dhe në Praktikat Profesionale Mjekësore në Spitalet
Rajonale. Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuritë bazë dhe të Infermieristikave Speciale sipas
Specialiteteve Mjekësore, ashtu dhe me njohuritë bazë në shkencat Mjekësore të Sëmundjeve të
Brendshme, Kirurgjisë, Anestezi&Reanimacionit, Pediatrisë. Në Program tre vjeçar ka dhe
Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë), Disiplina të formimit karakterizues të programit,
karakterizuese, Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët ndërmjet atyre që ofron
institucioni, Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike dhe, në fund,
me Përgatitje Teze për Diplomë ose Provim Përfundimtar pas të cilit merret Diploma përkatëse.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…