Përshkrimi i Programit:
Kohëzgjatja: 3 vite (180 kredite)
Diploma: Bachelor në Infermieri të Përgjithshme
Programi i Studimit, tre vjeçar Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme”, me 180 kredite, ofrohet nga Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Ky program synon të përgatisë studentët si profesionistë të pajisur me njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushën e shërbimeve infermierore.
Gjatë këtij programi, studentët do të zhvillojnë aftësi dhe njohuri në shkencat bazë mjekësore dhe infermierore, përfshirë kujdesin ndaj pacientëve në ambiente të ndryshme mjekësore, si spitalet rajonale, qendrat shëndetësore dhe institucionet të tjera të kujdesit shëndetësor. Programi përfshin gjithashtu një përqendrim të madh në zhvillimin e aftësive praktike nëpërmjet praktikave profesionale, si në laboratorët mjekësorë ashtu edhe në terren.
Studentët do të kenë mundësi të specializohen në disiplina të ndryshme mjekësore si Kirurgjia, Sëmundjet e Brendshme, Pediatria, dhe Reanimacioni, duke krijuar një bazë të fortë për të vazhduar karrierën në fushën e kujdesit shëndetësor.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…
Pas përfundimit të programit, studentët e diplomuar në Bachelorin e Infermierisë së Përgjithshme do të jenë të përgatitur për t’u punësuar në sektorët e shëndetësisë publike dhe private. Ata mund të punojnë në qendra shëndetësore, spitale rajonale, dhe institucione të tjera të kujdesit shëndetësor, përfshirë kujdesin në shtëpi, shtëpi për të moshuar dhe ambulanca private dhe publike.
Po, programi përfshin praktika profesionale në laboratore mjekësore dhe në institucione shëndetësore si spitale dhe qendra shëndetësore.
Pas përfundimit të studimeve Bachelor, studentët mund të zgjedhin të ndjekin programe Master ose specializime të mëtejshme në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor.
Programi përfshin lëndë të ndryshme si: